Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar. Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa tregoi detaje nga organizmi i demokratëve. Ai bëri me dije se në Kuvend do të votohen disa ndryshime në statutin e PD-së, ndërsa shtoi se i ashtuquajturi ‘Neni Basha’ nuk do të preket.
Po ashtu Stafa tha se dhe Primaret nuk do të hiqen nga statuti, ndonëse ka pasur kundërshti për këtë çështje.
“Pas rizgjedhjes së Berishës në krye të PD do të mbledhë këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve Kuvendin, ku do të votohen dhe disa ndryshime në statut. Pritet të zgjidhen rreth 200 kandidatë për Këshillin e PD-së, për sekretariatet, etj. Sa i takon ndryshimeve statutore, neni Basha nuk do të hiqet. Një shumicë deputetësh kërkojnë që Primarët në PD të hiqen. Në momentet kur palët kanë shkuar në Primare, kanë pasur dhe përplasje dhe akuza mes kandidatëve dhe kjo ka ndikuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe ato të përgjithshme. Risitë dhe ndryshimet kryesore të miratuara në mbledhjen e djeshme në Kryesinë e PD janë; fuqizimi dhe përfaqësimi nga Diasporës. Fuqizimi dhe përfaqësimi i grave, ngritja dhe strukturë për seleksionimin e kandidatëve për primaret. Po ashtu u propozua përmirësimi i strukturave të grup seksioneve.”, tha Osmani.
