Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj nga KAS për zgjedhjet e 14 majit.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se ‘Lulzim Basha ka dhënë okay-n për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha’. Sakaq, më tej tha se kryeministri Edi Rama do një opozitë që ka ketë në xhep.

“Edhe shpallja non-grata e Berishës është vendosur me okay-n e Bashës. Rama asnjëherë nuk ka dashur një opozitë të fortë, ka dashur një që ta kishte në xhep. Duke vjedhur emrin dhe duke marrë të drejtat.

A ka ndërhyrë Berisha të marrë emrin dhe logon e PS? Po asnjëherë. Vjedhja e emrit dhe logos është përpjekje për të zhdukur opozitën reale. Në momentin që ndërhyn dhe vë në xhep kryetarin e opozitës dhe të merr emrin dhe vulën, ka kaluar çdo gjë”, tha Topalli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb