TIRANË

Nene kundër oligarkisë. Kjo është nisma e re ligjore e Partisë Demokratike e paralajmëruar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ai tha sot javën e ardhshme do përparohet me draftin për të përfshirë në ligjin antimafia nene kundër oligarkisë duke e lidhur me nismën tjetër të PD, atë të vettingut të politikanëve.

“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb