TIRANE- Partia Demokratike del sërish kundër konçesionit të laboratorëve, dializës, kontrollit mjekësor dhe pazareve qeveritare me klientë të vetë, siç thuhet në një deklaratë, por ana tjetër sulmon edhe aleatin kryesor të qeverisë, bashkëkryetarin në qeverisje Ilir Metën.

Sipas PD, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës amendamenti kundër konçesionit të laboratorëve. Në deklaratën e selisë blu, sqarohen edhe arsyet që sipas tyre, Ilir Meta as nuk e sulmon dot qeverinë dhe as nuk del dot prej saj.

“LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së. Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita. LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”,- thuhet në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: