TIRANË

Partia Demokratike vijon të ketë takime intensive të njëpasnjëshme për të konkluduar në lidhje me aksionin opozitar.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se sot në orën 18:00 PD do të ketë një mbledhje të përbashkët e Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar.

Mbledhja do të ketë si fokus pikërisht aksionin opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar por edhe akuzave të tjera që PD ka artikuluar në vazhdimësi ndaj maxhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: