PDK, partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë ka dalë kundër marrëveshjes Kosovë- Serbi në SHBA.

Sipas PDK, në reagimin e tyre Kosova humbi shansin sot në Uashington për një marrëveshje përfundimtare që do të sillte një njohje të ndërsjellë.

Më tej thuhet se çdo marrëveshje që s’ka tranparencë, njohje të ndërsjellë, duhet parë me shqetësim dhe pasiguri pasi nuk sjell zgjidhje në raportet mes dy vendeve.

REAGIMI NGA PDK

PDK: Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB

4 Shtator 2020 – Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madh shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Ëashington.

Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes.

PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës.

Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Ëashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb