PRISHTINE- Gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportuar se Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e partisë së tij (AAK në mënyrë që të arrijë të marr mandatin nga partneri i madh PDK, për formimin e Qeverisë. Por, një gjë e tillë është mohuar nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ka thënë se kjo nuk qëndron.

Numri i deputetëve të subjekteve anëtarë të koalicionit nuk ka asnjë lidhje me përcaktimin e mandatarit”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline. “Ramush Haradinaj është kandidati ynë i përbashkët për kryeministër dhe kjo nuk ndryshon pavarësisht sa kandidatë të AAK-së fitojnë mandate për Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Ndryshe koalicioni PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka marrë rreth 34% të elektoratit. Ky koalicion pritet t’i ketë rreth 40 mandate në legjislaturën e ardhshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: