Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur Edi Ramës për deklaratën e këtij të fundit se Vasili për kryetar të LSI nuk e vendos Kryemadhin para Metës.

Vasili thekson se Rama nuk shërohet kurrë  pasi mezi merr frymë dhe ironizon duke theksuar se nuk e kupton pse nuk i japin një pompë që të marrë fryme dhe të vijojë të gënjejë.

Sipas tij, Rama nuk shërohet kurrë nga sëmundja e rrenës.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Edi Rama nje rrenacak shume shume i lodhur qe mezi mer fryme.
Nuk e kuptoj xhanem pse i kursejne edhe nje pompe, qe te marre fryme qe te vazhdoje te genjeje, te vetmen qe di te beje.
Ja si genjente rrenacaku, qe per kater vjet do ti bente me uje 24 ore ne dite shqiptaret.
Ky nuk sherohet kurre nga semundja e rrenës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb