Pero Pejiç shpërfill deklaratën e trajnerit të Partizanit Shpëtim Duro, sipas të cilit kroati di t’u shënojë vetëm skuadrave të vogla. 32-vjeçari kujton se për të nuk janë të rëndësishme fjalët e trajnerit të Partizanit, por arritja e objektivave me Kukësin. “Ky është opinioni i trajnerit Shpëtim Duro, por unë nuk mendoj shumë për atë që ai thotë, sepse e kam mendjen te skuadra. Në fund të fundit unë kam shënuar 15 gola, pavarësisht se nuk kam mundur t’i realizoj Partizanit. Të shohim tani se kush do ta fitojë ndeshjen e radhës, pastaj mund të flasim sërish. Ne jemi kryesuesit e kampionatit bashkë me Tiranën dhe kemi synim titullin kampion, kështu që në çdo ndeshje futemi në fushë për fitore”. Pejiç u kujton të kuqve se janë tri pikë prapa në klasifikimin e përgjithshëm, kështu që presioni bie mbi ta. “Partizani ka më shumë presion për ta fituar takimin, sepse ata kanë 3 pikë më pak se ne dhe kërkojnë të na arrijnë. Pastaj ne luajmë në fushën tonë”. Partizani është e vetmja skuadër që i ka marrë pikë të plota Kukësit në dy fazat e para, por sipas kroatit kjo nuk do të thotë se të kuqtë janë më të mirët dhe meritojnë titullin. Sa i takon Dritan Smajlit, mbrojtësi është grumbulluar, por nuk ka garanci për aktivizimin.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: