POLICAN – Për herë të parë, qyteti i Poliçanit feston me “Birra Korça” nisjen e pelegrinazhit në malin e Tomorrit.

Bashkia e Poliçanit me mbështetjen e “Birra Korça” kanë organizuar një koncert festiv me emrat e njohur të muzikës shqiptare. Koncerti ka nisur mbrëmjen e së premtes, në sheshin “Baba Tomorri” dhe ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Të ftuar në këtë koncert ishin këngëtarët: Maya, Vedat Ademi, Endri dhe Stefi, Ansambli Cepinit , Rovena Ibrahimi dhe Ronela Hajati. Pak ditë më parë “Birra Korça” organizoi edicionin e saj të 9¬-të në qytetin e Korçës, ku mijëra pjesëmarrës festuan për 5 net me birrën e parë shqiptare. E njëjta atmosferë pritet të shndërrohet në traditë në qytetin e Poliçanit, prej nga besimtarët bektashinj dhe mijëra qytetarë nga vendi e të ardhur nga jashtë, i ngjiten malit të Tomorrit, në nder të shenjtit Abaz Aliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: