KORCE- Këtë fundjavë Zëvendëskryeministri Peleshi, ndau disa momente me të rinjtë që sapo i janë bashkuar Partisë Socialiste në qytetin e Korçës. Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se rritja e numrit të anëtarëve dhe rifreskimi nëpërmjet të rinjve janë disa nga qëllimet e kësaj fushate, e cila ka nisur qysh prej shtatorit të kaluar dhe pritet të kulmoje me kongresin e datës 19 Mars.

Një hap më tej është hedhur këtë prag kongresi, ku në përzgjedhjen e delegatëve pjesëmarrës, 30 % e tyre do të jene të rinj deri në moshën 25 vjeç. Afrimi i tyre në forumet dhe vendimmarrjen e PS, është një input i jashtëzakonshëm edhe për projektet dhe punën e qeverisë.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Peleshi theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në formacione politike, si një mënyrë e drejtpërdrejtë për ti dhënë zë ideve dhe projekteve të tyre. “Këto organizime janë mjete, për ta kthyer idenë që ke në një vendim, në një vendim politik të bashkisë apo të qeverisë qëndrore, duke u kthyer në vendim, ideja jote materializohet, e behet shkas dhe premisë për një jetë më të mirë të komunitetit.” tha Peleshi.

Gjithashtu Peleshi ftoi të gjithë të rinjtë që besojnë se mund të jenë një vlerë e shtuar për komunitetin ti bashkohen Partisë Socialiste. “Në qoftë se mendoni se vleni më tepër sesa vetja dhe keni dëshirë dhe vullnet të kontribuoni për komunitetin Partia Socialiste është mjeti” shtoi Peleshi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: