Kiara duket se nuk po e përballon dot debatin me Efin, duke qenë se edhe vetë shpesh herë ka përmendur faktin që është shumë emocionale.

Ajo i tha Jorit se është penduar që hyri edhe njëherë në Big Brother, ndërsa shtoi se arsyeja e vetme përse vendosi të futej, kur publiku e votoi, ishte Luizi.

Kiara tha se e mori shumë malli për Luizin javën që ishte jashtë dhe se marrëdhënia e tyre do ftohej deri më datë 6 maj, ndaj vendosi që të qëndronte.

Ndonëse publiku sipas Kiarës ka qejf të shohë debate, ajo i merr me ankth dhe aspak me qejf, pasi është një lojë dhe nëse zihesh brenda në shtëpi, nuk ngelet më gjë kur del jashtë saj.

Jori tha se loja e Luizit do ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte Kiara. Sipas saj, ai luan për dy persona, për veten e tij dhe për Kiarën./tch/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: