UASHINGTON– Qari Yasin, lider i al Kaedës, u vra pas një sulmi ajror amerikan në Afganistan, në fillim të këtij muaji, deklaroi sot Departamenti amerikan i Mbrojtjes në Uashington. “Yasin planifikoi bombardimin e hotelit ‘Marriott’ në Islamabad, në vitin 2008, si edhe sulmin e vitit 2009 në Lahore kundër ekipit srilankez të kriketit”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

“Ai vdiq pas sulmit të 19 marsit në provincën afgane të Paktikës”, shtohet në të. “Yasin ishte numri 10 në listën e më të kërkuarve në Pakistan, ndërkohë që për kokën e tij ishin vënë 20 000 dollarë”, sipas gazetës pakistaneze ”Daën”.

“Yasin kishte lidhje edhe me talebanët pakistanezë”, sipas Pentagonit. Të paktën 53 persona vdiqën në sulmin kundër hotelit “Marriott” dhe tetë të tjerë pas sulmit kundër ekipit srilankez të kriketit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: