Pentagoni pret që këtë vit Ukraina të marrë avionët e parë luftarakë F-16, infrastrukturën përkatëse dhe pjesët e këmbimi për ta, deklaroi kreu i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Celeste Wallander.

“Ne po punojmë si koalicion për t’i siguruar Ukrainës një aftësi fillestare operacionale me programin e saj të F-16-ave në vitin 2024″, tha Wallander.

”Programi përfshin trajnimin e pilotëve edhe teknikëve, përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pjesë këmbimi dhe municione”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb