IRAK– Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, që po lufton në Irak, ka vrarë së paku 50 mijë militantë të Shtetit Islamik prej vitit 2014. Ky ka qenë njoftimi i hënë dje nga Pentagoni. Koalicioni ka kryer 16 mijë sulme ajrore në Irak dhe Siri derisa ka trajnuar dhe armatosur luftëtarët vendor që gjithashtu po luftojnë kundër ISIS. Zyrtarët kanë thënë se fushata ajrore ka qenë metoda më e mirë në evitimin e viktimave civile, pasi ata kanë përdorur në mënyrë ekskluzive “bombat e zgjuara” që në mënyrë precize godasin caqet, me pak dëm kolateral.

Numri i civilëve të vrarë si pasojë e sulmeve të koalicionit është 173, ndonëse kritikët thonë se numri i vërtetë është shumë më i madhe.

Zyrtarët thonë se koalicioni ka dobësuar aq shumë IS-in sa që grupi tani po shfrytëzon luftëtarë adoleshentë që të mbrojnë Mosulin dhe Rakan, shkruan rel. “Derisa kjo përpjekje vazhdon çdo ditë, Daesh (IS) ka çdoherë më pak luftëtarë dhe më pak burime në dispozicion”, ka thënë zëdhënësi i koalicionit, Koloneli John Dorrian. Ai ka shtuar se IS-it duket që nuk i kanë mbetur vetura të blinduara për të kryer sulme vetëvrasëse me bomba.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: