Nuk ishin brilant në fushë, nuk kishin kontrollin e topit e as të qartë në finalizim, por kjo ka pak rëndësi për Pep Guardiolën: “Nuk mund të bëjmë çdo ndeshje nga 3-4 gola.

U mbrojtëm? Nuk kishim zgjidhje tjetër, na detyrojë Atletico. Është hera e tretë që arrijmë në gjysmëfinale, jam shumë i lumtur për këtë sukses. Fjalët e mia janë keqkuptuar, thjesht u shpreha se disa klube mbrohen me shumë lojtarë, nuk ishte një mungesë respekti për Atletico, kam thënë gjithnjë fjalë të mira për ta”, u shpreh Pep në konferencë për shtyp.

211718262 3a2b65a4 75b6 46e0 8a72 5fb02d3666df
211718262 3a2b65a4 75b6 46e0 8a72 5fb02d3666df

“Publiku ishte fantastik gjatë gjithë ndeshjes. Nuk kam ç’të them për gjyqtarin e takimit, isha larg për të kuptuar se çfarë ndodhi me Felipe, gjithashtu nuk ironizova me Guardiolën për vonesat e lojës, por e komplimentova për sforcon që po bënte ekipi i tij. Kjo ndeshje shërben për të treguar edhe një herë krenarinë e këtij klubi, të njerëzve tanë, pashë një skuadër që luftojë deri në fund. Të vjen keq të dalësh në këtë mënyrë, por jam krenar”, u shpreh Simeone pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb