Një i moshuar ka folur nga protesta duke denoncuar me forcë shpenzimin e fondeve publike, duke u ndalur specifikisht te koncerti i fundit i reperit Kanye West në Shqipëri, i cili u financua me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave shtetërore.

Protestuesi theksoi se këto para po merren drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, në një kohë kur spitalet vuajnë për kushtet më minimale dhe të sëmurët nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet bazë.

“Rama për 2 orë na hoqi nga xhepat 4 milionë euro për një koncert! Me aq para mund të ishin rregulluar spitalet e Shqipërisë, të sistemoheshin të sëmurët me ilaçe! Si mund të merren paratë e emergjencave të popullit për të sjellë këngëtarë, kur njerëzit po lëngojnë nëpër spitale?” deklaroi i moshuari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb