“Për çdo serb të vrarë ne do të vrasim 100 myslimanë”, kishte thënë Aleksandar Vuçiç (presidenti aktual serb) në korrik të vitit 1995, vetëm disa ditë pasi u masakruan mbi 8000 myslimanë nga ushtria kriminale serbe në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Që nga ajo kohë, Vuçiç asnjëherë nuk ka kërkuar falje, madje ka shkuar aq larg saqë e ka mohuar gjenocidin e kryer nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ndërsa gjenocidi i tmerrshëm ishte në ditën e nëntë, më 20 korrik 1995, një Vuçiç sfidues i tha botës:
“Ejani të na bombardoni, vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë. Dhe pastaj do të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare guxon të sulmojë pozicionet serbe dhe ta trajtojë popullin serb në këtë mënyrë”.

Ai e filloi karrierën e tij politike si anëtar dhe më pas deputet i Partisë Radikale Serbe, një parti nacionaliste serbe e ekstremit të djathtë që synonte krijimin e Serbisë së Madhe duke i eliminuar vendet fqinje, edhe me gjenocid.

Vuçiç më pas mbajti postin kyç të ministrit të Informacionit në regjimin gjenocidal serb nën Millosheviçin gjatë masakrave në Kosovë, përfshirë masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Edhe për këtë masakër dhe të gjitha të tjerat që kanë ndodhur në Kosovë, Vuçiç nuk ka kërkuar falje dhe as është penduar, por vazhdimisht duke i mohuar krimet çnjerëzore.

Ai e ka mohuar të ketë ndodhur ndonjëherë masakra e Reçakut.
“Gjithçka u shpik nga ai mashtrues, mashtrues dhe mashtrues global, Walker”, kishte deklaruar ai.

Vuçiç aktualisht është president i Serbisë, i cili kohë pas kohë flirton me Rusinë, në kohën kur ajo është duke e zhvilluar agresionin e saj në Ukrainë. /Dukagjini/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb