Magdalena Andersson është zgjedhur kryeministre e Suedisë pasi mori miratimin nga parlamenti, duke u bërë kështu kryeministrja e parë femër në vend; duke zëvendësuar Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë.

Sipas BBC, Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më pas një grua si udhëheqëse kombëtare.

Zhvillimi shënoi një moment historik për Suedinë, e parë për dekada si një nga vendet më progresive të Evropës, kur bëhet fjalë për aspektin gjinor, por që ende nuk kishte një grua në postin kryesor politik.

Në kuvendin e Riksdag me 349 vende, 117 ligjvënës votuan po për Anderson, 174 e refuzuan atë, derisa 57 abstenuan dhe një ligjvënës mungonte.

Në përgjithësi, opozita hodhi 174 vota kundër Andersson, por sipas Kushtetutës suedeze, kryeministrat mund të emërohen dhe të qeverisin për sa kohë që shumica parlamentare, një minimum prej 175 ligjvënësish – nuk është kundër tyre.

Një ish-kampione noti për të rinj nga qyteti universitar i Uppsala, ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb