Sezoni veror është një periudhë sfiduese për prindërit e punësuar, pasi me mbarimin e shkollës, fëmijët që ndjekin klasat fillore mbeten pa mbikqyrje gjatë orarit të punës së prindërve. Në këto kushte prindërit varen përherë nga zemërgjerësia e një prej familjarëve apo dashuria e pakursyer e gjyshërve për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Sigurisht, jo të gjithë fëmijët kanë fatin të jenë nën kujdesin e familjarëve dhe kjo shkakton shpesh herë stres të madh te prindërit.

ALBtelecom ka në gjirin e vet shumë prindër që përballen me këtë situatë dhe ka vendosur të japi zgjidhjen e tij për problemin, një zgjidhje që ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga një punëdhënës privat.

Whatsapp Image 2021 06 29 At 10.08.29 Am

Nga sot, korporata po organizon në ambientet e veta “Summer Smiles”, një kamp veror dedikuar këtyre vogëlushëve. Në këtë mënyrë prindërit do të mund t’i kenë sa më pranë fëmijët e tyre edhe gjatë orarit të punës.

Fëmijët pjesëmarrës të moshave nga 5-8 vjeç po mentorohen nga skuadra mbikqyrëse, të organizuara në grupe.

Whatsapp Image 2021 06 29 At 10.08.30 Am

Ky kamp veror, në fakt po funksionon si një akademi e mirëfilltë. Mes buzëqeshjeve dhe kujtimeve të bukura, vogëlushët do të krijojnë edhe artin e tyre, duke u angazhuar në aktivitete artistike dhe duke u ushtruar me lojëra formuese.

Kampi “Summer Smiles” po zhvillohet i gjithi në gjuhën angleze, në këtë mënyrë fëmijët do të mësojnë apo përmirësojnë edhe këtë gjuhë të huaj.

Whatsapp Image 2021 06 29 At 10.08.30 Am (1)

Kjo nismë, e organizuar për herë të parë në Shqipëri nga një korporatë është pjesë e një vizioni më të gjerë që ALBtelekom ka në lidhje me frymën në të cilën punon stafi i saj.

Kontributi profesional i punonjësve varet edhe nga shumë faktorë të jashtëm dhe nisma të tilla veçse e përmirësojnë mjedisin e punës, duke e bërë më të shëndetshëm dhe më social.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb