Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetet arbëreshe në Kalabri ku po zhvillon një tur pesë ditor, me ftesë të Institutit për Komunitetin Arbëresh.

Gazetarja Nisida Tufa raporton se kreu i shtetit ka marrë titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Pollagorios.

Ajo theksoi në një lidhej live në News24 se ishte shumë e bukur teksa takon arbëreshë që kanë ruajtur gjuhën.

Aktivitetet e shumta po mbahen në nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Anselmo Lorecchio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: