Përgatituni për festivalin më të madh dhe përvojën më të mirë të jetës suaj, pasi ngjarja më emocionuese po vjen për herë të parë në Tiranë.

Më 12 maj vjen në Tiranë “Colour Day Festival”, me skenën shumëngjyrëshe do të mirëpresë në sheshin “Nënë Tereza” performuesit më të mirë, DJ dhe bandat muzikore më të mira të momentit. Qytetarët do të mund të marrin qeskën e tyre të ngjyrës që është përfshirë në blerjen e biletës dhe do të kenë mundësi të ngjyrosin botën e tyre.

Të gjithë të apasionuarit pas muzikës por edhe aventurës, do të kenë mundësi që të shijojnë surprizat dhe aktivitetet e shumta që do të zhvillohen gjatë gjithë ditës duke e mbushur ditën me muzikë, buzëqeshje dhe ngjyra!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: