NGA ERION BRACE

Për çmimin e naftës dhe atë që e ka makinën me benzinë e kurrë nuk pagoi vetë një litër, Sali Berishën!!
Shumica këtu, e di qëndrimin tim për çmimin e naftës dhe benzinës!!
Nuk ndryshoj asgjë në çfarë kam thënë.
Por, po lexoj cka thënë Sali Berisha, vecanërisht për çmimin e naftës.
Vdiq ta çojë përsëri 2000 lekë të vjetra per liter, aty ku e la ne fakt.
Berisha realisht nuk e di sa eshte cmimi i naftës;
Ai ka një super benz, nga ata të fundit fare, por me benzinë, thotë-të blerë nga partia dhe asnjëherë, po tamam asnjëherë, nuk ka shkuar vetë në një pompë nafte për të paguar qoftë edhe një litër të vetëm naftë!! Ai nuk paguan kurrë vetë për ndonjë mall!!
(Nëse dikush e mban mend të ketë paguar ai le të ma thotë)
Por për të thënë të vërtetën;
Çmimi i naftës dhe benzinës sot në pompat e naftës është:
Nafta: 184-187 lekë
Benzina: 186-189 lekë
Tani t’u tregoj se më cfarë vlerë ka dalë nafta dhe benzina, dje, nga porti i Durrësit;
nafta: vlere doganore 55.73 leke litri, detyrime fiskale 91.54 leke litri
Totali: 147.27 leke litri.
Diferenca mes cmimit në pompë dhe vlerës me taksat e tatimet:
36-40 leke litri!!!!
Benzina: vlerë doganore 57.63 lekë litri, detyrime fiskale 90.13 lekë litri
totali: 147.76 leke litri.
diferenca mes cmimit ne pompe dhe vleres me taksat e tatimet:
38-41 leke litri!!!!
E kam pranuar se;
Llogaritja e Taksës së Qarkullimit në çmimin e cdo litri nafte apo benzine,
ka ndikimin e vet në çmimin e tyre.
Por shihini numrat;
Diferenca mes çmimit në pompë e vlerës së naftës e benzinës pas taksave e tatimeve është e madhe;
Nga 19.5 deri në 21.3%!!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: