LEZHA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka nisur programi kombëtar i dezinfektimit dhe se do të shtrihet në të gjithë territorin.

Manastirliu thekson se qeveria punon për të garantuar një shëndet sa më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe turistët që vizitojnë zonat turistike.

 

Ogerta Manastirliu: Ky dezinfektim, ndër të tjera bën të mundur që edhe sezoni turistik të jetë më i mbarë.

Do të vazhdojë dezinfektimi në këto zona deri në muajin tetor. Ne jemi këtu për të garantuar siguri dhe për një shëndet sa më të mirë për shqiptarët.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico: Është një volum shumë i madh pune, duhet që të kombinohet edhe me kushte higjeno-sanitare nga ana e qytetarëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb