Shqipëria ka vendosur një tjetër rekord sa i takon turizmit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale se vendi është vizituar nga 734 mijë të huaj vetëm për muajin mars.

Në tre muajt e parë të 2024, sipas shifrave të kryeministrit, në Shqipëri kanë shkelur 1.7 mln turistë.

Postimi i Ramës
MBI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes✈️🇦🇱 🟢734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë❤️🦅

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb