TIRANE

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale gjatë një inspektimi.

Nga fotot dukej qartë barku i rrumbullakosur i deputetes. Ndërsa ditën e sotme e ftuar deputetja ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News ku dhe ka zbuluar gjininë e bebit. Blerina Gjylameti është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe është në pritje të një djali.

Gazetarja Nisida Tufa në fund të bisedës me deputeten e ka pyetur në lidhje me lajmet rozë që kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të fotove të fundit, ku duket qartë barku i fryrë i saj.

Sa e vështirë është për ju të jeni shtatzënë dhe të inspektoni zona të ndryshme në Tiranë? Më lini t’ju uroj, jeni shtatzënë.

‘Faleminderit, nuk besoj se kam asnjë komplikim më shumë se çdo zonjë tjetër që është e angazhuar në çfarë do lloj fushe të jetës”-ka thënë deputetja.

E pyetur nga gazetarja nëse është në pritje të një djali apo vajze deputetja është përgjigjur: “Të një djali tjetër”
Kujtojmë që Blerina Gjylameti është nënë e një djali 10-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: