Dashuria në kohën e rrjeteve sociale, triumfon në Twitter. Në mikroblog shkruan TechSot vitin e kaluar, njerëzit kanë shkruar në “Twitter” fjalen “dashuri”, në 12 gjuhë të ndryshme, më shumë se dy miliardë e gjysëm herë. Dhe nga dita e e postimeve të vitit të kaluar të Shën Valentinit numrin më të madh të “zemrave” në platformën e rrjetit social, e ka marrë profili i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, në veçanti ajo e lamtumirës nga detyra në Shtëpinë e Bardhë.

Në mesin e hashtag, #love, #Blessed dhe #LoveIsLove kanë triumfuar në 10 fjalët romantike më të përdorura botërisht. Disa si #love, #LoveisLove dhe #loveTwitter – shfaqen edhe në renditjen e hashtag më të përdorur në Shqipëri vitin e kaluar, së bashku me #Dashuri dhe #ShënValentini.

Del edhe një renditje e emoji-ve ku tre më të përdorurat në nivel global ishin “fytyra smiley me sytë në formën e zemrës”, ikona e zemrës së kuqe dhe zemra dyfishe e kuqërremtë. Kjo ditë festohet me hashtagun #LoveHappens.

Twitter përmend edhe disa raste në të cilat cicërimat në mikroblog, janë bërë nga Cupidi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: