Donald Trump ka lënë të kuptohet se ai mund të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Gjate një fjalimi në Iowa teksa bënte fushatë për republikanët në zgjedhjet për Kongresin Amerikan që mbahen më 8 nëntor, Trump deklaroi se ai me shumë mundësi do të garojë sërish në vitin 2024.

Trump, përsëriti pretendimin e tij të pabazuar se ai humbi në vitin 2020 për shkak të mashtrimeve zgjedhore.
“Kam garuar dy herë. Kam fituar dy herë dhe në vitin 2020 kam marrë më shumë vota se sa në vitin 2016”, deklaroi Trump.

Në Teksas muajin e kaluar, Trump tha: “Për ta bërë vendin tonë të suksesshëm, të sigurt dhe të lavdishëm përsëri, ndoshta do të më duhet ta bëj sërish”.

Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të ndërhyjë për të parandaluar që një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të ketë qasje tek deklaratat e tij të taksave për arsye që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Kompania e ish-presidentit Donald Trump, “Organizata Trump” po përballet me një proces gjyqësor për mashtrim me taksat – në lidhje me atë që prokurorët thonë se ishte një skemë 15-vjeçare nga zyrtarë të lartë të kompanisë për të fshehur përfitime dhe për të shmangur pagesën e taksave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: