Një banesë në Berat është shkrumbuar totalisht nga flakët. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Donika Kastrioti’. Fatmirësisht në kohën kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur njeri. Aktualisht në këtë banesë jetonte Krenar Gjata dhe bashkëshortja e tij.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë bombola e gazit, që ishte lënë e ndezur nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin dalë për punë. Kjo është hera e dytë që kjo banesë digjet, në dy vitet e fundit.

Si pasojë e zjarrin nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: