Qyteti kinez Wuhan ka arritur që për vetëm 9 ditë të kryejë 6.5 milion teste koronavirusi tek qytetarët, e këto masa drastike të ndërmarra nga autoritetet kanë për qëllim parandalimin e valës së dytë të infeksioneve, pasi ky vend konsiderohet si epiqendra e pandemisë globale, raporton CNN.

Ky vendim u mor pasi u raportuan gjatë raste të reja në këtë qytet në fillim të këtij muaji, duke u cilësuar si rastet e para që nga prilli kur ky qytet doli nga izolimi total prej më shumë se 60 ditëve.

Testimet masive kanë zbuluar 198 raste asimptomatike, njerëz që janë të infektuar me koronavirus por që nuk shfaqin simptoma.

Autoritetet e këtij vendi janë zotuar se brenda dhjetë ditëve do të përfundojnë testimin e të gjithë qytetarëve, ndërsa vetëm të premten kanë kryer mbi 1.47 milion teste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: