Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve në lidhje me përçarjen e opozitës parlamentare, për dokumentin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicionet parazgjedhore.

Disa kryetarë partish dhe disa deputetë ditën e sotme u shprehen kundër këtyre ndryshimeve, siç ishin; pragu elektoral dhe koalicionet para zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Mediu tha se opozita jashtëparlamentare nuk po kërkon vota në parlament. Teksa u ndal tek tërheqja e disa deputetëve nga kjo kërkesë, Mediu tha se ata kanë firmosur diçka të hartuar nga Partia Socialiste.

Nuk mendoj se ne po kërkojmë vota në parlament. Shpëtim Idrizi u dogj për shkak të marzhit dhe nuk i fut në parlament. Unë shpresoj që Murrizi etj të dinë se çfarë kanë propozuar. Ata kanë propozuar që të mos ketë koalicione opozitare kundër qeverisë.

Tërheqja e disa deputetëve nga kërkesat? Ata nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë se çfarë kanë firmosur. Kanë firmosur diçka që ka qenë prej kohësh, e hartuar nga Partia Socialiste. Kjo do të thotë që PS vjedh vota të djathta. Mendoj se ndoshta ia vlente që dolëm nga parlamenti si opozitë, por problemi ishte se u futën disa individë që nuk duhet të hynin në Kuvend”, tha Mediu.
(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb