Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për emisionin “Kjo Javë” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë situatën në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për paraqitjen e tyre në 14 maj.

Ai zbuloi se Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të pasur marrëveshje me palën tjetër që deri tani nuk është arritur.

Sipas tij Kryesia në tërësinë e vetë është e ndarë, pasi shumica e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së së drejtuar nga Alibeaj mendojnë për të shkuar në 14 maj për të kandiduar për këshillat bashkiakë, ndërsa anëtarët e tjerë të kësaj strukture janë për të pasur kandidatë në çdo bashki të vendit.

Stafa ka zbuluar se gjatë mbledhjes së Kryesisë anëtarja e Kryesisë Taulanta Jupi ka thënë se duhet të hyhet me kandidatë në të gjitha bashkitë, mendim të cilit i janë bashkuar Gazmend Koduzi, Orjola Pampuri e Agron Kapllanaj ndër të tjerë, mendim ky i cili mbështetet edhe nga kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj.

Sakaq, deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka shprehur mendimin për garimin me kandidatë vetëm në ato bashki ku ka mundësi për të fituar.

Nga ana tjetër ndër emrat që kanë kërkuar të mbështeten kandidatët e Primareve të Berishës janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi apo edhe Dashnor Sula.

“Alibeaj ndodhet në selinë e tij të re dhe po diskuton me kandidatët për mundësinë më të mirë. Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të pasur marrëveshje me palën tjetër që deri tani nuk është arritur. Është kërkuar që në zonat ku kandidatët e Primareve shihen si fitues të mos nxirren kandidatë nga PD zyrtare.

Te Kolegji i Kryetarëve prevalon mendimi për të shkuar me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Pritet ora 18:00 kur të ketë diskutimin e Partisë Demorkatike për të vendosur përfundimisht metodën se si do garojë PD-ja zyrtare në 14 maj.

Kryesia e PD është e ndarë, shumica e deputetëve të PD-së së drejtuar nga Alibeaj mendojnë për të shkuar në 14 maj për të kandiduar për këshillat bashkiakë, ndërsa te kryesia e PD-së ata që nuk janë deputetë janë për të pasur kandidatë në çdo bashki të vendit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: