GREQI

Një  ngjarje e rëndë  ka ndodhur në  ishullin e Lesvos në Greqi pasi një vajzë 3-vjeçare afgane është përdhunuar.

Sipas ERT, vajza që i përket një çifti azilkërkuesish afganë u gjet pa ndjenja dhe e gjakosur në një tualet. Prej kohësh ajo dhe familja e saj qëndronin në kampin e ri në Kara Tepe pasi ai i Mytiline u shkrumbua.

Mjekët që kanë ekzaminuar fillimisht në spital 3-vjeçaren kanë dyshime të forta se shenjat e dhunimit në trupin e të miturës vijnë pikërisht prej një sulmi seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb