Drejtësia greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 21-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj, dhe 23-vjeçarin grek, Manilos Bukuras, pasi akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen makabre të students greke 21 vjeçe, Eleni Topaludhi.

Mediet greke raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua me armë të ftohtë dhe u hodh nga shkëmbinjtë 10 metra në brigjet e zonës Fokia, të ishullit Rhodes.

Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të ulet sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.

Përdhunimi i 19-vjeçares invalide, po në ishullin Rhodes, u krye vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb