Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin grek të Korfuzit. Një 32-vjeçar ka përdhunuar një të mitur nga Britania e Madhe.

Mediet greke raportojnë se ka rënë pre e ngacmimit seksual vajza 14-vjeçare, e cila ka qenë me pushime në Korfuz, së bashku me familjen e saj.

Ajo është përdhunuar mëngjesin e të mërkurës, në një dhomë hoteli në Dassia të Korfuzit.

Ndërsa pas denoncimit, janë mobilizuar menjëherë nga Drejtoria e Sigurisë së Korfuzit dhe Komandanti Christos Syndervelis, duke identifikuan dhe arrestuan dhunuesin e dyshuar të 14-vjecares britanike, 32-vjeçarin shqiptar.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb