Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës janë “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën. Lavrov u pyet nga një gazetar se në çfarë pike SHBA përfshihet drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë, në krahasim me përfshirjen në një konflikt me prokurë.

“Mund ta quani këtë si të doni quani, por ata janë drejtpërdrejt në luftë me ne. Ne mund ta quajmë këtë një luftë hibride, por kjo nuk e ndryshon realitetin”, tha Lavrov. Ai shtoi më tej se SHBA është përfshirë në mënyrë efektive në armiqësi me Kremlinin. “Ata janë të përfshirë në mënyrë efektive në armiqësi me ne, duke përdorur ukrainasit si ‘ushqim’,” shtoi ai, raporton CNN.

Ministri i Jashtëm tha se SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shumë të tjerë po “bëjnë luftë” kundër Rusisë dhe janë të përfshirë në armiqësi kundër vendit. Lavrov tha se SHBA dhe vendet e tjera po dërgojnë sasi gjithnjë e më të mëdha armësh në Kiev, ndërsa satelitë ushtarakë dhe avionë të inteligjencës nga këto vende përdoren gjithashtu kundër Moskës.

Aleatët e Kievit dhe organet ndërkombëtare e kanë hedhur poshtë këtë karakterizim, duke thënë se ata po ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës nga një pushtim i paprovokuar dhe përpjekje për të kapur territor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb