TIRANE- Sot dhe nesë po mbahet në Tiranë workshopi mbi Konventën e Bërnës, ku janë të ftuar ekspertë ndërkombëtar, përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano, zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet e tjera. workshopi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano tha për mediat se “Këshilli i Europës është pro moratoriumit të gjuetisë së kafshëve të egra, si një masë e marrë për të shpëtuar vendin nga një gjendje katastrofale”.

Ndërsa Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i pyetur nga gazetarët mbi qëndrimet e shoqatës së gjuetarëve dhe nisjen e protestave të tyre kundër moratoriumit u shpreh: “Ministria e Mjedisit do të dëgjoj dhe mendimin e tyre, do të zhvilloj takime me ta, por nuk ka kthim pas. Ne jemi të vendosur për të zbatuar moratoriumin e gjuetisë”.

Qëllimi i këtij takimi është për të monitoruar shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Bernës, mbi detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e shpendëve. Miliona zogj vriten çdo vit si pasojë e njësërë faktorëve dhe kryesisht të politikave të dobta ndaj krimit të kafshëve të egra. Grupi do të vlerësojë përparimin e shteteve në zbatimin e një plani të veçantë të miratuar në vitin 2013 për të frenuar krimet tek shpendët e egra. “Plani i Veprimit 2013-2020 për çrrënjosjen e vrasjeve të paligjshme dhe tregtinë e zogjve të egër”. Gjatë workshopit do të shqyrtohet më tej se sa efektivë ka qenë plani i aprovuar, se si qeveritë mund të raportojnë mbi krime të tilla dhe se si OJQ-të, prokurorët, policia dhe agjencitë e mbrojtjes së mjedisit mund të bashkëpunojnë për të sjellë shkelësit në gjykatë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: