Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur tashmë zyrtarisht një bashkëpunim me Guardia Di Finanza-n dhe ekspertët e saj ,mbi fushat e krimeve financiare.

Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Ambasadorin e Ambasadës së Italisë në Shqipëri Luigi Mattirolo, Përgjegjësin e Zyrës për Tregtinë pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë Stefano Salmaso, si dhe ekspertin e Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Giampiero Carrieri.

Gjatë takimit, Shehu shprehu falenderimet për vizitën, dhe shprehu vlerësimet e tij për marrëdhëniet dypalëshe, duke e vëne theksin tek bashkëpunimi i vlefshëm, tashmë i konsoliduar, jo vetëm me Ambasadën e Italisë në Shqipëri, por edhe me institucionet ndër më të rëndësishmet në vendin fqinj, si Agjencinë anti-korrupsion dhe Guardia di Finanza.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ambasadës së Italisë dhe të Guardia di Finanza, shprehën vlerësimet maksimale për punën që po zhvillon Kontrolli i Lartë i Shtetit në drejtim të bashkëpunimit me organet e drejtësisë lidhur me identifikimin e rasteve të korrupsionit, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, tatimeve dhe doganave, si dhe shprehën angazhimin e tyre të plotë për të vijuar dhe profilizuar më tej, bashkëpunimin dypalësh.

Në takim, u ra dakord se në vijim, ndërmjet institucioneve, do të zhvillohen aktivitete të përbashkëta, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të audituesve të KLSH-së dhe ofrimin e shembujve dhe ekspertizës më të mirë italiane, në fushat me interes të veçantë.

Download

 

Download (1)

Ef74c381 Bfa7 4d4f Be6d 9663a8fffd59

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: