Belgjika dështoi të ishte protagoniste në Botërorin e Katarit, duke përfunduar rrugëtimin e saj në këtë kompeticion shumë shpejt. Federata belge nuk voinoi shumë dhe ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Roberto Martinez. Kohët e fundit është përfolur që ish-zëvendës tekniku i kësaj skuadre, Thierry Henry mund të marrë frenat e skuadrës. Një lajm i tillë është mohuar kategorikisht nga vetë Henry.

“Dëshiroj ta bëj shumë të qartë se, ndryshe nga sa është shkruar, nuk kam kontaktuar kurrë me federatën belge duke ofruar shërbimet e mia si trajner i ri i ekipit të parë. Mendoj se është thelbësore që gjithmonë të prezantohet versioni i vërtetë i fakteve” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: