Janë përfshirë nga zjarre masive, alpet e Irlandës së Veriut.

BBC shkruan, se shërbimet e zjarrfikësve në Irlandën Veriore, po punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë Malet Morne, ndërsa është dita e dytë që zjarri është aktiv.

Aidan Jennings, zyrtar i lartë në shërbimin zjarrfikës, tha se deri më tani rreth 70 zjarrfikës janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Frika e autoriteteve qëndron mbi faktin se mos flakët përfshijnë edhe zonat e pyllëzuara e shpatet e poshtme në Sileve Donard, Luginën e Lumit Glen dhe malin Thomas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb