FIER

Përfshihet nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të kësaj të diele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos. Zjarri ka rënë në banesën e zotit Irfan Rapaj ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të shumta materiale.

Janë shkrumbuar totalisht një makinë dhe magazina me dru dhe pajisje shtëpiake dhe shpendët pula dhe zogj. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja e Patosit, Fierit dhe Albpetrol por edhe policia e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: