KORCE

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërsa mjeti i parkuar që u përfshi nga flakët është tip “Volkswagen Polo” me targa AA041CS në pronësi të E.Th.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të mjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2018, në orën 17:30, në lagjen nr 4, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E.Th, i cili është djegur pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: