Një makinë tip ‘Volkswagen’ është përfshirë nga flakët rreth orës 21:20 në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit.

Makina është në pronësi të shtetasit M.T., dhe ka pësuar vetëm dëme materiale.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb