Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët.

Gaztarja Brikena Metaj raporton se në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.

Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: