Nënstacioni numër 2 i energjisë elektrike në Ish Metalurgjikun e Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25.

Zjarri sipas burimeve zyrtare dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i transformatorit që shërben për furnizimin me energji elektrike.

Disa automjete të Shërbimit zjarrfikës ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve të cilat morën përmasa të mëdha.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb