Një dyqan është përfshirë nga zjarri sot në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Pepo”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: