Si pasojë e një zjarri në një fabrikë parfumesh në Turqi, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimë mbeti një punonjës dhe tre të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në zonën industriale Ataturk, ndërsa tymi u përhap në disa pjesë të rrethit. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për shuarjen e flakëve.

Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: