Një lokal është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet K. Sh., ku janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: