Miqtë asaj që mediat supozojnë se është e dashura e Vladimir Putinit i janë luturqë të shkojë në Moskë dhe ta bindë që t’i japë fund luftës.

Ish-gjimnastitja, Alina Kabaeva besohet të jetë e izoluar në një rezidencë luksoze në Zvicër.

38-vjeçarja, e cila  përflitet se ka katër fëmijë me presidentin rus, nuk është ndër figurat pranë Putinit që po përballen me sanksione. Miqtë thuhet se kanë shpresë se Kabaeva mund ta bindë atë që t’i japë fund gjakderdhjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një burim i tha Page Six:

“Miqte e Alinës po i luten që të fluturojë drejt Putinit dhe ta bindë që t’i japë fund kesaj marrezie. Ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë.”

Por burimi i brendshëm pretendoi se Kabaeva ka frikë se si do të reagojë Putin nëse ajo shpreh ndonjë kundërshtim ndaj konfliktit.

“Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai dhe edhe nëse e bën ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje për të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre.”

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën  megjithëse përveçse është partnerja sekrete e përfolur e Putinit, ajo është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group, një gjigant i madh televiziv dhe gazetash i bindur nga Kremlini, me një pagë prej gati 8 £ milion në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb