Ka përfunduar aventura e xhudistit shqiptar Indrit Cullhaj në Lojërat Olimpike teksa është mundur nga rivali nga Kosta Rika, Sanço Çinçilla.

Edhe pse pretendimet ishin të mëdha për Cullhajn, xhudisti është eliminuar që në raundin e parë në duelin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në kategorinë 66 kilogramë.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes Cullhaj pësoi një dëmtim çka bëri që ekipi mjekësore të ndërhynte menjëherë në fushë. Sipas asaj që u raportua nuk kishte probleme serioze për xhudistin shqiptar, por vetëm një lëndim në brinjë, duke e mbyllur me zhgënjim aventurën e tij në Tokio 2020./Panorama Sport/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb